Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin Kosovë–Shqipëri për integrimet euroatlantike

Prishtinë | 25 Shk 2026 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zhvilluar sot një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Në takim u diskutuan zhvillimet politike rajonale, sfidat e sigurisë dhe rëndësia e koordinimit mes Kosova dhe Shqipëria në proceset euroatlantike.Postimi i plotë:

Sot pata një takim të përzemërt dhe të frytshëm me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Në këtë takim diskutuam gjerësisht për zhvillimet politike në rajon, sfidat aktuale të sigurisë, si dhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në proceset integruese euroatlantike. U ndalëm posaçërisht te nevoja që zëri ynë të jetë i unifikuar dhe i qartë në raport me partnerëtndërkombëtarë, veçanërisht në çështjet që lidhen me stabilitetin rajonal, demokracinë funksionale dhe sundimin e ligjit.

Kosova dhe Shqipëria ndajnë një marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi histori, vlera dhe aspirata të përbashkëta. Por mbi të gjitha, ndajnë përgjegjësinë që bashkë, në mënyrë serioze dhe të koordinuar, të kontribuojnë në paqen e qëndrueshme dhe perspektivën evropiane të rajonit tonë.Ritheksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë institucional, të dialogut të rregullt politik dhe të përkrahjes reciproke në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik. Ky bashkëpunim mbetet një shtyllë strategjike për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe për forcimin e rolit tonë në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme