Abdullahu: 28 Nëntori kthesë historike, u vendosen themelet e shtetit modern shqiptar

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 13:44 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Durim Abdullahu, historian i tha Ekonomia Online, tha se 28 Nëntori është një kthesë historike sepse është dita kur hedhën themelet e shtetit modern shqiptar. E gjitha kjo erdhi sipas tij, pas katër shekujsh që Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Në këtë kohë tha ai e gjithë Shqipëria dhe Kosova po kalonin nëpër një periudhë të vështirë, ku për një kohë të shkurtë u vranë 25 mijë shqiptarë në zonën e Kosovës. Në këtë kohë tha ai u bë thirrje për një Kuvend ku do të krijohej shteti i pavarur shqiptar.

“Në historinë moderne shqiptare 28 nëntori është data më e rëndësishme është dita ku hedhën themelet e shtetit moderne shqiptar dhe krijohet një Shqipëri e pavarur që vije pas katër shekuj si pjesë e perandorisë Osmane kur u shpall Pavarësia me 28 nëntor 1912 e gjithë Shqipëria përfshirë edhe Kosovën ishin duke kaluar ditë të vështira ku filloi Lufta e Parë Botërore vetëm gjatë gjysmës së parë të tetorit serbët vranë diku 25 mijë shqiptarë vetëm në zonën e Kosovës kjo pra ishte gjendja e Kosovës në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe në kohën kur u bë ftesa për një Kuvend gjithë kombëtare në Vlorë në kohën e gjithë gara mes elitës politike dhe kulturore shqiptare është që të arrihet të mbahet një kuvend përmes se cilit do krijohej një shtet të pavarur që duhej të bëhej dhe kjo garë është e dyfishtë në rrafshin diplomatik nga ai që i ka prire këtij projekti nga Ismail Qemail Vlora dhe në anën e terrenit nga ata 83 delegatë të cilët ishin zgjedhur rreth 1 muaj e gjysmë me parë që po shkonin drejtë Vlorës që shpalli pavarësinë”.

“28 Nëntori është një kthesë historike sepse është dita kur hedhën themelet e shtetit modern shqiptar të asaj mbretërie të Shqipërisë trashëgimtarë e së cilës është edhe Republika e sotme pavarësisht që nga 57 km katror sa kërkonte në fund kufijtë në Konferencën e Vlorës, 28 nëntori është një datë e rezervuar për shqiptarët për shkak të gjithë ngarkesave kuptimore që ka pasur gjatë historisë”.

Të ngjashme