Abelard Tahiri i shan “me robë” deputetët e VV-së, më pas kërkon falje

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.

“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër”, tha ajo.

“Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, u shpreh ajo.

Më herët, deputetët e PDK-së kishin penguar fjalimin e ministres së Drejtësisë, duke bërë zhurmë me rrahje të shuplakave në tavolina.

Pasi kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i dha fjalën Tahirit, deputetët e LVV-së reaguan në të njëjtën mënyrë me shuplaka në tavolinë.

Pas kësaj, Tahiri reagoi duke thënë: “Hajde ma shumë, ma shumë. A robt jau q***’”.

Tahiri më pas ka kërkuar falje për këtë gjest.

“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment, nuk kam menduar dhe nuk i shaj deputetët. Nëse ka qenë në afekt ka ndodhur, në asnjë rrethanë nuk i është drejtuar asnjë deputeti. Meqenëse e kam përdorur një fjalë të tillë, i kërkoj falje të gjithëve edhe të gjithë qytetarëve që na kanë dëgjuar”, u shpreh ai.

Të ngjashme