Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka reaguar në lidhje me deklarimet e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili hodhi kritika ndaj numrit të punësimeve në kabinetin qeveritar me vendime politike.
Abrashi thotë se një deklarim i tillë i ka kujtuar atij, emërimin e 80 zëvendësministrave që i kishte emëruar Ramush Haradinaj kur kishte qenë në pozitën e kryeministrit.
“E pashe konferencën e AAK. Kritikuan për kabinetin e madh. Veç mu kujtuan menjëherë diku 80 zv.ministra, njërit qe as emrin s’ja dinte Kryeministri Haradinaj asokohe. Mos të flasim për stafin tjetër”, shkroi ai.