Abuzohet me milionat për veriun

Mitrovicë | 23 Shk 2017 | 08:21 | Nga

Jashtëligjshëm harxhohen shumë nga paratë e Fondit shumëmilionësh që u dedikohet katër komunave të veriut, që banohen kryesisht me serbë. Hisedarë në këtë janë vendorë e ndërkombëtarë.

Shkeljet janë evidentuar në Raportin e auditimit për Fondin zhvillimor, që së fundmi e ka finalizuar Zyra Kombëtare e Auditorit. Aty është argumentuar se si janë nënshkruar kontrata pa u aprovuar projektet nga Bordi menaxhues i Fondit, pastaj si janë bërë tejkalime të limiteve për paradhënie, e edhe si është bërë nënshkrimi i kontratave pa zotim të mjeteve. Veç kësaj, edhe se si shumë projekte të mbështetura nuk ishin pjesë e Ligjit të buxhetit.

Sipas Ligjit të buxhetit, të gjitha mjetet monetare të mbledhura nga mallrat e importuara në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak, nga bizneset e regjistruara në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviq e që janë të destinuara për konsum në këto komuna, do të mblidhen për Fondin. Nga viti 2013, kur kjo llogari arkëtuese është themeluar e deri në fund të shtatorit të 2016-s, aty janë grumbulluar 11.430.688 euro. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme