Adele do ta prezantojë emisionin “Saturday Night Live”

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Adele po rikthehet në ekranet televizive, mirëpo kësaj radhe jo si performuese por sikur prezantuese.

Ylli britanik i muzikës e ka konfirmuar lajmin se do ta prezantojë emisionin e njohur televiziv “Saturday Night Live”, të shtunën e ardhshme më 24 tetor. Adele po ashtu ka bërë të ditur se në natën kur ajo vjen në rolin e prezantueses së shout të njohur komik në Amerikë, artistja e cila do të performoj live do të jetë H.E.R. muzikën e së cilës ajo e adhuron.

“Jam shumë e lumtur për këtë! Dhe e tmerruar në të njëjtën kohë. Hera e parë që do ta prezantoj një emision, dhe ai është shou ikonik ‘SNL’!!! Gjithmonë kam dashur ta sprovoj veten në rolin e prezantuese, të qëndroj e vetme në skenë dhe ta jap maksimumin nga vetja për të komunikuar me publikun, por asnjëherë nuk e gjeja kohën e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Por, viti 2020 na ka mësuar se kjo është koha për të provuar gjëra të reja, për ta sfiduar veten ndaj të panjohurës me shpresën që gjithçka do të shkojë mirë. Kanë kaluar 12 vjet nga dita kur unë isha mysafire për herë të parë në këtë emision, performancë kjo e cila e filloi karrierën time në Amerikë prandaj nuk kisha si ta refuzoja ftesën për ta prezantuar shoun. Po ashtu jam tejet e lumtur që H.E.R. do të jetë performuesja e natës. Unë e adhuroj atë si artiste dhe mezi po pres ta shoh performancën e saj. Shihemi javën e ardhshme”, kishte shkruar Adele në mesazhin e saj të postuar në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/adele/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme