Adele këndon e qeshet me humbjen e peshës në emisionin e parë

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Adele është tallur me humbjen e peshës së saj dhe u ka treguar adhuruesve të saj se ka kryer albumin e ri, derisa ka drejtuar emisionin e saj të parë me elemente komike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Saturday Night Live”.

“E di se dukem krejtësisht ndryshe prej herës së fundit kur më keni parë”, ka thënë 32-vjeçarja derisa është ngjitur në skenë.

“Por aktualisht kjo ka ndodhur për shkak të kufizimeve të COVID-it.. Më është dashur të isha më e lehtë në udhëtim dhe kam sjellë gjysmën trupit me vete”, është tallur ajo. “Dhe kjo është gjysma që zgjodha”.

….”shumë e frikësuar”

Ylli i njohur ka thënë se ndihej “shumë e frikësuar” të këndonte dhe ta drejtonte SNL-në njëherësh. “Dhe për këtë më është dashur të pija një gotë, ose gjashtë gota verë, dhe e shihni se çfarë po ndodh”.

Megjithatë, ajo ka kënduar në natën e parë në drejtimin e një emisioni të njohur televiziv.

“Kam ardhur këtu se kam pasur shumë zemërthyerje në jetën time – së pari në moshën 19-vjeçare, kur disi u bëra e famshme, në moshën 21-vjeçare, kur u bëra edhe më e famshme, por edhe në moshën 25-vjeçare”, ka treguar ajo, duke iu referuar tre tituj të parë të albumeve.

Dhe ajo ka ndërprerë disa skena që ishin pjesë e transmetimit, duke kënduar këngë të zgjedhura – duke kënduar edhe “Rolling In The Deep”, “Hello” dhe “Set Fire To The Rain”.

Në fund ka vendosur të këndojë “Someone Like You”, duke bërtitur “Shihemi javën tjetër në ‘Love Island’”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme