Ekonomia Online
FUNDIT

Adelina Rama humbi luftën për të bronztën, Orges Arifi pësoi lëndim

Adelina Rama humbi luftën për të bronztën, Orges Arifi pësoi lëndim

Adelina Rama ishte shumë afër të shkruajë historinë, duke i sjell Kosovës medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Tarragona. Karateistja jonë humbi luftën për medaljen e bronztë në repesazh nga spanjollia, Maria Ferrer, në kategorinë -61 kilogramë. Paraprakisht ai mposhti portugezen, në Ana Simao, në repesazh, kurse u mposht nga Giana Loty e Egjiptit. Rrethin […]

Adelina Rama ishte shumë afër të shkruajë historinë, duke i sjell Kosovës medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Tarragona. Karateistja jonë humbi luftën për medaljen e bronztë në repesazh nga spanjollia, Maria Ferrer, në kategorinë -61 kilogramë.

Paraprakisht ai mposhti portugezen, në Ana Simao, në repesazh, kurse u mposht nga Giana Loty e Egjiptit. Rrethin e parë e kaloi pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit në momentin e garës.

Në konkurrencën e meshkujve, sot garoi Orges Arifi (kategoria -60 kg), i cili pësoi humbje në rrethin e parë nga kampioni i Evropës, maqedoni, Emil Pavlov. Arifi, pësoi lëndim gjatë garës, duke iu përsëritur lëndimi i mëhershëm në qafë.

Nesër garojnë edhe Herolind Nishevci (+84 kilogramë), Alvin Karaqi (-84 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg).

Në garat e sotme të karatesë, drejtësinë me shumë sukses e ndau edhe gjyqtari ynë i karatesë, Ardian Muhadri, i cili është në mesin e katër gjyqtarëve nga Kosova, pjesëmarrës në Tarragona 2018.

Të ngjashme