“Adem Demaçi” në qendër të Skenderajt

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 16:19 | Nga

Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që njërën ndër rrugët në qendër të qytetit ta emërojë me emrin e veprimtarit, Adem Demaçi.

Vendimi është marrë sot në Kuvendin komunal me vota unanime të këshilltarëve komunalë, me propozim të nënkryetarit të Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Nënkryetari Nura me rastin e propozimit për emërim ka theksuar se motivacioni për këtë vendim është kontributi i jashtëzakonshëm i Adem Demaçit si veprimtar i çështjes kombëtare, i burgosur politik, si veprimtar politik, humanist dhe shkrimtar.

Rruga “Adem Demaçi” është në qendër të qytetit të Skenderajt në unazën e brendshme dhe lidh rrugët “18 Qershori” dhe “28 Nëntori”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme