Adem Demaçi varroset me nderime të larta shtetërore

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 12:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me nderime të larta shtetërore, në prani të një numri të madh të qytetarëve, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi , u varros sot në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.

Selatin Novosella, në emër të veprimtarëve që punuan dhe e njohën Adem Demacin, tha se ngushëllim të vetëm e kanë fatin që e patën të jetojnë në një epokë me të, raporton Ekonomia Online.

“Ti, Bac, nuk pranove pjesëmarrjen në një jetë hipokrite, Baci jonë i mire, ti më përpara zgjodhe lirinë në burg, sesa burgun në liri”.

“Baca Adem, sot kur po ndahemi nga ju për herë të fundit herë, vetëm një moment na ngushëllon, sepse patëm fatin që të jetojmë në epokën tënde” tha Novosella.

Ceremonia komemorative për Adem Demaçin, nisi me një orë vonesë, nga Sheshi Skënderbeu, afër institucioneve qendrore të Kosovës. Liderë politikë shqiptarë lartësuan figurën dhe kontributin e Demaçit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nën përcjelljen e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të shumë qytetarëve, trupi i pajetë i Demaçit u nis për në Velani.

Ai u varros pak metra larg ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare,  të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Adem Demaçi, i cili ishte veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Demaçi u quajt “Mandela i Ballkanit”, pasi qëndroi  në burgjet e Serbisë për 28 vjet, për shkak të bindjeve politike, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme