Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit të vendosura në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka takuar sot Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi, me të cilin ka biseduar për aspektet që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e veprave penale të evazionit fiskal, dukuri këto që dëmtojnë në masë të madhe ekonominë e vendit.

Gjatë këtij takimi ata folën edhe për thëllimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Administratës Tatimore të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se prioritet i tij është luftimi dhe parandalimi i evazionit fiskal, dhe për këtë ai tha se është e nevojshme mbështetje nga Prokuroria e Shtetit.

Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka potencuar se prioritet kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, krimeve ekonomike, krimeve financiare dhe veprave tjera penale, me ç’rast tha se ATK do të ketë përkrahje të plotë në këtë drejtim.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme