Afganistani pranoi dozat e para të vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Afganistani ka pranuar sot 500 mijë doza të vaksinës AstraZenecas nga India.

Këto janë vaksinat e para që kanë arritur në këtë shtet ndërkohë që Afganistani është ende duke pritur aprovimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë para se të nis përdorimin e tyre.

Drejtori i programit për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë në këtë shtet Ghulam Dastagir Nazari ka thënë se dozat e pranuara do të ruhen në Kabul derisa të pranohet autorizimi për përdorimin e tyre që pritet të ndodh brenda një jave, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Vaksinat janë prodhuar nga Instituti i Serumit në Indi, institut ky që po prodhon vaksinat AstraZeneccas të Universitetit të Oksfordit.

Punonjësit shëndetësorë, forcat e sigurisë, mësimdhënësit dhe punëtorët qeveritarë do të jenë të parët që do të pranojnë vaksinat.

Pritet që edhe Kina t’i dërgoj Afganistanit një sasi prej 200 mijë vaksinash anti-COVID-19.

Të ngjashme