Agjencia e Akreditimit prezanton një manual, plotësohet një kriter për rikthim në ENQA e EQAR

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 10:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka bërë prezantimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus, raporton Ekonomia Online.

Manuali është hartuar me qëllim ofrimin e udhëzimeve të bazuara në praktikë për ekspertët ndërkombëtarë të vlerësimit të angazhuar nga AKA për kryerjen e vlerësimit të jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë (IAL) në Kosovë.

Naim Gashi drejtor i AKA-së, tha se manuali për Ekspert mbështetur nga HERAS Plus, plotëson një kriter për rikthim në ENQA dhe EQAR.

“Ky projekt është i rëndësishëm për Agjencinë që e përmirëson kualitetin e shërbimeve tona dhe plotëson një kriter që për rikthimin tonë për në ENQA dhe EQAR”.

“Ky projekt është i rëndësisë jetike që flet për një manual dhe krijomë standard që të gjitha institucionet arsimore të jenë të barabarta para Agjencisë së Akreditimit”.

“Ky manual na mundëson që ata që vinë prej vendeve ta kenë një pasqyrë dhe të bëjnë vlerësimin”.

Udhëheqës i projektit HERAS Aqim Emurli, tha se manuali do tu ndihmojë të gjitha institucioneve të përfshira në procesin e akreditimit.

“Është i rëndësishëm prezantimi i këtij produkti që do t’i ndihmojë të gjithë hisedarët në procesin e akreditimit”.

Majlinda Mazelliu, e cila ka bërë prezantimin e manualit, theksoi se ai do të ndikojë direkt në përmbushjen e rekomandimeve të dhëna nga EQAR, raporton EO.

“Ky projekt dhe manual kanë një ndikim më të madh në përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosova si dhe do të ndikojë në përmbushjen e disa rekomandimeve që i ka dhënë ENQA për rikthimin në këtë Agjenci”.

Të ngjashme