Agjencia më e rëndësishme në Kosovë, në krizë të thellë

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Institucioni më i rëndësishëm për ofrimin e analizave shkencore forenzike, Agjencia e Kosovës për Forenzikë –  që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës – përballet me shumë vështirësi.

Njëra nga to është mungesa e stafit, gjë që u nxjerr telashe në kryerjen e punëve.

“AKF ka 51 punonjës (ekspert dhe staf mbështetës), në raport me vëllimin e punës nuk ka staf të mjaftueshëm”, thuhet në përgjigjen e AFK-së.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Agjencia – e cila trajton raste të ndjeshme – ka mungesë edhe të buxhetit.

“AKF ballafaqohet me probleme si:  Mungesë e ekspertëve të forenzikës, Mungesë buxheti për disa fusha të nevojshme të institucionit,  Numër të madh të kërkesave/raste për ekspertizë të veprave te ndryshme penale, Presioni i madh për kryerjen e rasteve/ekspertizave, etj”, bëjnë të ditur nga AFK-ja.

Hall kanë edhe me vonesat në ekzaminimin e rasteve, që siç thonë nga AKF-ja, ndodhin për shkak të mungesës së materialit.

“AKF me kapacitetet njerëzore/personelin kryen rastet/ekspertimet ne kohë të arsyeshme, edhe pse nganjëherë ka vonesa këto ndodhin për shumë arsye si: mungesa e personelit, mungesa e materialit shpenzues Kemikate /reagjent, vonesat ne prokurim për realizimin e  kontratave për furnizim dhe mirëmbajtje etj”,  thuhet në përgjigjen e tyre. për Frontonline

Nga AFK-ja thonë se çdo vit ekspertohen rreth 5000 raste të veprave të ndryshme penale me mbi 40.000 prova materiale.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë kryen ekspertime forenzike, balistike (armë zjarri dhe municion),   Ekspertime Daktiloskopike (gjurmë gishtave-vija papilare),Ekspertime traseologjike (gjurmë vegle, gjurmë gome, gjurmë këpuce etj.),  Ekspertime grafologjike (dorëshkrime, nënshkrime, bankënota dhe dokumente tjera, Ekspertime/analiza të ADN-së, Ekspertime/analiza të Narkotikëve,  Ekspertime të eksplozivëve, zjarre vënieve, grimcave të barotit nga arma, Ekspertime kibernetike të kompjuterëve, telefonave, fotografive, zërit dhe pajisje tjera digjitale.

Të ngjashme