Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se autori i emisionit “Gjahu i UÇK-së” Leonard Kërquki, është kërcënuar nga persona të panjohur pas publikimit të këtij dokumentari i cili flet për vrasjen e serbëve të pafajshëm pas luftës nga njerëz të uniformuar dhe me emblema të UÇK-së.
AGK në reagim shpreh shqetësimin për kërcënimet me jetë që po i bëhen kolegut Leonard Këkquki.
“Me shqetësim e kemi pranuar njoftimin se kolegu Kërquki ka pranuar qindra kërcënime me jetë pas transmetimit të emisionit autor i së cilit është pikërisht ai. Është i patolerueshëm fakti kur në qindra komente kërkohet vrasja e Kërqukit si dhe të pjesës tjetër të stafit realizues të emisionit. Poashtu dënojmë nisjen e një fushate neper rrjetet sociale në të cilat përdoret fotografia e kolegut Leonrad Kërquki e që i janë vendosur tre plumba në ballë”, thuhet në reagim.
AGK, fton autorët e emisionit që t’i denoncojnë të gjitha këto kërcënime në polici duke e siguruar stafin e këtij mediumi se do t’i përcjell në mënyrë të vazhdueshme veprimet e institucioneve të sigurisë.