Agnesa Rrahmani e lumtur që do të luajë në SHBA

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Ëndrra e shumë sportistëve është për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë ëndërr do ta realizojë edhe basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani.

Ajo ka treguar për hapin e ardhshëm në karrierën e saj

“Pas pesë viteve karrierë së bashku me Kastriotin dhe Kosovën në shumë Kampionate Evropiane, mora vendimin që të vazhdoj karrierën në Amerikë. Kalimi në SHBA u mundësua nga “New Sports Agency” që të nënshkruajë kontratë me bursë të plotë në një kolegj në Teksas, pra “Weatherford College””, është shprehur Rrahmani për faqen zyrtare të FBK-së.

Angesa është e gatshme për këtë sfidë.

“Kjo për mua do të jetë një sfidë, por megjithatë mundësi shumë e mirë që të jetë vazhdim i rrugëtimit tim, duke shpresuar që do të jap më të mirën nga vetja”, theksoi Agnesa Rrahmani.

Në SHBA, por edhe në ligat evropiane shumë basketbollistë/e paraqiten me sukses dhe këtë rrugë pritet ta vazhdojë edhe basketbollistja e Kosovës.

Të ngjashme