City nuk ka njoftuar se kur pritet të rikthehet 32-vjeçari, por ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, e cila rinis në gusht. Aguero shkroi në Twitter se operacioni i ka shkuar me sukses. “Çdo gjë shkoi mirë dhe së shpejti do ta fillojë riaftësimin. Një falënderim i […]
Aguero: Operacioni shkoi me sukses

City nuk ka njoftuar se kur pritet të rikthehet 32-vjeçari, por ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, e cila rinis në gusht.
Aguero shkroi në Twitter se operacioni i ka shkuar me sukses.
“Çdo gjë shkoi mirë dhe së shpejti do ta fillojë riaftësimin. Një falënderim i madh i takon Dr Cugatit dhe ekipit të tij, si dhe të gjithë juve për përkrahjen”, shkroi Aguero.
Golashënuesi më i mirë në histori të City e braktisi fushën duke çaluar pak para përfundimit të pjesës së parë në fitoren e skuadrës së tij kundër Burnley në Premierligë në Etihad Stadium.
Todo salió bien y pronto comenzaré con la recuperación. Muchas gracias al Dr. Cugat y a su equipo y a todos por tanto apoyo//Everything went well, and I'll soon begin recovery. A big thanks to Dr Cugat and his team – and to all of you for your support ?? pic.twitter.com/Frm07cN3WF
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) June 24, 2020
















