Ahmeti bën kallëzime penale ndaj dy ish-drejtorëve të arsimit

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 10:26 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur që kanë bërë kallëzim penal ndaj njërit prej ish drejtorëve të arsimit përderisa do të bëjnë edhe një kallëzim tjetër për një asamblist.

“Para disa jave kemi dorëzuar kallëzimin penal për njërin prej ish drejtorëve të arsimit për mbi 100 punësime në arsim pa konkurs. Jemi duke përgatitur edhe kallëzimin për ish drejtorin tjetër tash asamblist. Vetëm si shembull 4 vajza të vëllait i ka punësuar pa konkurs në shkolla të Prishtinës, bashkëshortja drejtoreshë e mos të flasim për më larg. Mos të çuditemi për PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim”, ka bërë të ditur Ahmeti përmes një postimi në rrjetin socilal Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme