Ahmeti: Çelaj e Gashi tentuan të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 12:18 | Nga

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur akuza ndaj Lirak Çelajt dhe Agim Gashit, me arsyetimin se kanë tentuar të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban, njofton Klan Kosova.

Në një status të publikuar në llogarinë e tij në facebook, Ahmeti pohon se është duke u tentuar të shantazhohet projekti i rimëkëmbjes së ndërmarrjes, e që sipas tij, sulmet po bëhen të përditshme.

”Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytëzuar ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë në Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkëmbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit”.

Të ngjashme