Ahmeti dhe Sejdiu mungojnë në mbledhjen urgjente të Kuvendit

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 16:01 | Nga Jehona Zhuniqi

Në mbledhjen e thirrur urgjente të Kuvendit Komunal të Prishtinë për propozim vendimin e rishikimit të buxhetit për këtë vit nuk është prezent kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.

Për mungesën e tyre kanë reaguar opozita në Kuvendin Komunal duke thënë se është e panatyrshme të diskutohet për rishikim të buxhetit kur kryetari dhe nënkryetari nuk janë prezent.

Mbledhja urgjente për rishikimin e buxhetit për vitin 2017 është thirrur ngase sipas kryesuesit të Kuvendit Halim Halimi sot është afati i fundit për dorëzimin e propozimeve për ndryshime të buxhetit në Ministrinë e Financave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme