Ahmeti e vlerëson më të suksesshmin vitin 2023, falënderon qytetarët për bashkëpunim: Investime janë realizuar 80%

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 14:05 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, tha viti që po lëmë pas ka qenë një ndër më të suksesshmit përkundër sfidave, raporton Ekonomia Online. Në takimin e fundit me qytetarët ai i falënderoi ata për bashkëpunim, siç tha në të mirë të Komunës. Ahmeti pohoi se investimet janë realizuar 80%, duke shtuar se janë të përkushtuar që të ketë menaxhim sa më efikas.

“E përmbyllim një vit që ka qenë i suksesshëm përkundër sfidave të jashtëzakonshme falë bashkëpunimit korrektë me qytetarët e Lipjanit dhe  ky sukses adresohet kryesisht qytetarëve lipjanas, sepse ne kemi atë përgjithësi dhe angazhimi e përkushtimi jonë është që ky menaxhim të jetë sa më efikas dhe sa më cilësor”.

“Viti që po lamë pas besoj është një ndër vitet më të suksesshëm e parashikuar me realizmin e  buxhetit edhe pse kemi akoma kohe ditë deri në fund të vitit. Investimet kapitale janë realizuar 80%. Tatimi në pronë është realizuar qind për qind”.

Po ashtu Ahmeti theksoi se duhet kushtuar më shumë rëndësi arsimit, rinisë, kulturës dhe sportit. Kreu i Lipjani sqaroi se kanë investuar 210 mijë për aktivitete të ndryshme sportive.

“Vitin që po e lëmë pas janë asfaltuar 32 kilometra asfalt edhe pse jemi në proces akoma jemi duke punuar në disa lokalitete ne do të vazhdojmë sepse është kërkesë e qytetarëve ne do të vazhdojmë në shumicën  e lokaliteteve që janë ende të pa ndërtuar. Është vazhduar edhe në rehabilitime rrjeteve të kanalizimit 6273 metra kanalizim ka pasur edhe mirë mbajtje shtigjet e Sllovisë kanë përfunduar edhe shtigjet e Gadimes së Epërme për projektet më të madhe për këtë vit që po e lëmë pas është shkolla në Ribar çerdhja në Rufc në Shalë që është tashmë në funksion në arsim jemi duke rinovuar një pjesë të shkollave Topliqan, Janjevë e Sllovi”.

“Në duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe më tepër arsimit, në shëndeti është rinovuar qendra e Mjekësisë në Gadime në Janjevë dhe Babush. Janë ndihmuar 70 fermerë  me mekanizëm ndryshëm bujqësore. Gjatë vitit që po e lëmë pas ne si Komunë kemi ndërhy në shumë subvencione natyrisht në shumë segmente dhe që është më së shumti i obliguar rinisë dhe kulturës dhe i sportit me vlerë rreth 210 mijë për aktivitete të ndryshme sportive”.

Ndër të tjera Ahmeti tha se projektet e vitit të ardhshëm janë ai i parkingut nëntokësor, integrimin e sheshit dhe parku qendror i qytetit, raporton EO.

“Një prej projekteve është projekti i parkingut nëntokësorë, për të vazhduar integrimin e sheshit që është e papërfunduar dhe po besoj me kontratën e nënshkruar ky projekt do të zgjidh probleme afat gjatë sepse siç e dini problemi më i theksuar është parkingu mungesë e një parku qendror i qytetit dhe rregullimi i trafikut dhe besoj që do të zgjidhet ky problem”.

Në fund të fjalimit qytetarët e Lipjanit falënderuan kryeartin Ahmeti për punën e bërë.

Të ngjashme