Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim rreth 120 studentë nga vende të ndryshme të botës të cilët ishin pjesë e Programit EMA (European Master’s Programme in Human Rights and Democratization) nga Universiteti i Vjenës si dhe Universiteti i Venedikut.
Kryetari Ahmeti u foli studentëve mbi qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet, duke përmendur transparencën radikale, ndalimin e korrupsionit, nepotizmit, vënien e rregullit në ndërtime, transportin publik e të tjera.