Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar se Komisioni Evropian (KE) këtë vit do të financojë ndërtimin e dy çerdheve në kryeqytet.
Ai në profilin e tij në Facebook, duke i cilësuar si superlajme këto financime, ka thënë se njëra prej çerdheve do të ndërtohet në lagjen Kalabria, derisa tjetra në Dardani.
“Bashke me financimin Ministrisë se Arsimit për çerdhen e rindërtuar Yllkat, do t’i nisim tri çerdhe të reja në vitin 2018”, ka shtuar Ahmeti.