Ahmeti: Këtë vit do të nisen tri çerdhe të reja në Prishtinë

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 17:17 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar se Komisioni Evropian (KE) këtë vit do të financojë ndërtimin e dy çerdheve në kryeqytet.

Ai në profilin e tij në Facebook, duke i cilësuar si superlajme këto financime, ka thënë se njëra prej çerdheve do të ndërtohet në lagjen Kalabria, derisa tjetra në Dardani.

“Bashke me financimin Ministrisë se Arsimit për çerdhen e rindërtuar Yllkat, do t’i nisim tri çerdhe të reja në vitin 2018”, ka shtuar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme