Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV do të përfitojë nga ndalimi që i është bërë Albin Kurtit që të kandidojë për deputetë.
Ai fillimisht ka thënë se ndjehet i relaksuar që merr pjesë në emisione të fushatës dhe nuk është pjesë e aprtive politike.
“Herën e parë që kam marrë pjesë në zgjedhje në nëntor 2010. Është situatë më relaksuese dhe tani flas më lirshëm”, tha ai.
Ndërkohë për vendimin e KGJK’së ai u shpreh kështu.
“E pritshme. Nuk kanë pasur mudnësi tjetër se mudn ta bënin. Mund të konsiderohet si hendikep për VV’në, por mendoj se i ndihmon. E pashë nga deklarata e Albulenës menjëherë se tha shtet i kapur. Vazhdon ajo ideologjia e VV’së që kur vendimet nuk shkojnë pro tyre nga institucionet atëherë është shteti i kapur. Por ligji është shkronjë për shkronjë ashtu. Megjithatë nuk është njëjtë sikur puna e Zafir Berishës para disa vjetëve. Gazi lotsjellës ka ndodhur kohë më parë, por tani po i bart pasojat. Gjyakta Kushtetuese ka marrë vendim absurd atëherë për Zafir Berishën kur tha KQZ’së se nuk mund të marrë vendime. Gjithmonë i bartim pasojat i vendimeve atëherë që u bënë për të shpëtuar Hashim Thacin. Për shembull mund t’i kemi 20 parti në zgjedhje dhe partia e parë i merr 10% e i takon gjithsesi kryetari i Kuvendit. Është absurde”, shtoi ai.