Ahmeti porosit qytetarët që të zbatojnë masat gjatë udhëtimit me autobusë urbanë

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka folur për fillimin e punës së transportit urban në Prishtinë. Ai ka thënë se javën po e fillojmë me lehtësim të mëtutjeshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve.

Ai i ka porositur qytetarët që të pajisen me maska dhe të zbatojnë masat gjatë udhëtimit me autobus urban.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Mirëdita Prishtinë! ☀️

Javën po e fillojmë me lehtësim të mëtutjeshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve.

Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e Trafikut Urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20. Përtej masave mbrojtëse kundër #covid19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën.

Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!

Të ngjashme