Ahmeti prezanton projektin e tregut të gjelbër në vlerë prej 3 milionë €

Prishtinë | 23 Sht 2017 | 14:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po e kërkon edhe një mandat, në këtë fillim fushatë parazgjedhore ka prezantuar një projekt të ri – tregun e ri të gjelbër të kryeqytetit.

Problem, sipas Ahmetit, për menaxhimin e tregjeve ka qenë se kompania “Tregu”, ka qenë ndërmarrje shoqërore nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), raporton Ekonomia Online.

Kreu i Prishtinës tha se nuk kanë dashur që ndërmarrja të bartet nën menaxhimin e komunës ngase ka borxh prej 1 milionë e gjysmë euro dhe nuk kemi dashur që të trashëgojmë borxhe.

“Jemi të interesuar që tregjet e Prishtinës të jenë pa borxhe në një start të mirë ku nuk duhet ta marrim barrën e të kaluarës. Në vitin 2016 Komuna e Prishtinës ka prezantuar projektin e tregut të ri në Zonën Historike, në lokacionin ku momentalisht gjendet AKP. Ajo tokë është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe në të do të vendoset tregu i ri i rrethuar nga hapësira komerciale, duke ruajtur çdo dru dhe çdo gjelbërim në atë pjesë. Po ashtu , parashihet që aty të ndërtohet edhe një parking mesatar nëntokësor për të përmbushur nevojat e tregut. Projekti fillon zbatimin në vitin 2018”.

Tregu i gjerbur do të jetë përballë komunës së Prishtinës në një hapësirë prej 87 ari, pra ku gjendet APK tash. Tregu do të ketë edhe parkingun nëntokësor, gjithashtu do të ketë 4000 metra katror dyqane gjithësie tregu do t’i ketë 1000 metra katror.

Investimi në këtë treg arrijnë vlerën prej 3 milionë eurosh, e sipas kryetarit të Prishtinës investimi do të kthehet brenda gjashtë viteve.

Tregu i katër që VV synon ta modernizoj sipas Ahmetit është tregu i makinave. Interesimi i madh për atë treg, sipas Ahmetit ka bërë që të shqyrtohet mundësia që të shndërrohet në kompani e partneritetit publiko-privat.

“Statusi i tij do të rregullohet, për shkak të interesimit shumë të madh që ka për atë treg. Është ndër tregjet më të frekuentuara. Do t’i bëjmë të gjitha investimet e nevojshme ashtu që të jetë sa më funksional”.

Të hyrat nga ky treg për komunën janë 50 mijë euro në vit. Të gjitha këto tregje do ta krijojnë një ndërmarrje komunale e cila do të quhet “Tregjet”.

“Të gjitha këto do ta krijojnë një Ndërmarrje Publike Komunale, që do të quhet “Tregjet e Prishtinës”. Ajo ndërmarrje do të funksionojë dhe do të mirëmbahet nga të hyrat që i merr prej shfrytëzimit të hapësirave nga shitësit. Ata para do t’i shfrytëzojmë për investime të reja në ato pjesë. Me funksionalizimin e tregjeve të reja, do të arrijmë t’i mënjanojmë edhe shitësit ilegalë ambulantë nga hapësirat publike në Prishtinë”, tha Ahmeti, përderisa prezantoi projektin për tregjet në Prishtinë.

“Me funksionalizimin e tregjeve të reja do t’i  mënjanojmë shitësit ambulant që momentalisht shesin jashtë hapësirave të tregut. Jemi munduar që t’i largojmë disa herë”.

Ai ka paralajmëruar se të dielën në orën 14 në sheshin “Skënderbeu” do të paraqesin të gjitha pikat e programit të VV-së për Prishtinën.

 

 

Të ngjashme