Ahmeti i reagon Mogherinit për murin

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 10:03 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së shefës së diplomacisë së Bashkimit Evropian Frederica Mogherini për murin në Mitrovicë.

Ahmeti ka thënë qenka mirë që muri në Mitrovicë do të rrënohet në frymën e identitetit të Bashkimit Evropian, pasi nëse rrënohet muri hapet edhe ura.

Postimi i plotë:

BE do të vazhdojnë të pranojnë refugjatë. Është në identitetin tonë: ne festojmë kur rrënohen mure dhe kur ndërtohen ura” paska thënë Mogherini.
Shumë mirë! Qenka mirë që muri në Mitrovicë të rrënohet në frymën e identitetit të BE-së, sepse edhe rrënohet muri edhe hapet ura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme