Akademia Diplomatike synon krijimin e Shkollës Diplomatike

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 12:00 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka shënuar sot përvjetorin e pestë të themelimit të saj përmes organizimit të konferencës ndërkombëtare me temë “Diplomacia, gjinia, fuqizimi dhe ndërtimi i kombit”.

Në këtë konferencë morën pjesë personalitete vendore e ndërkombëtare nga politika e shoqëria civile, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, tha se themelimi i akademisë përkon me Ditën e Gruas dhe sipas tij, gratë po e zënë vendin që u takon në shoqëri.

Ismaili theksoi se qëllimi i akademisë është përgatitja e stafit diplomatik qe shërbejnë në vende të botës.

Sipas Ismailt, akademia gjatë këtyre 5 vjetëve të funksionimit ka trajnuar një gjeneratë të re të diplomatëve të suksesshëm. Gjatë kësaj periudhe, sipas tij janë nënshkruar 33 marrëveshje vendore e ndërkombëtare.

Ismaili shtoi se objektiv i akademisë është forcimi i pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Përfitoj nga rasti të shpreh konsideratën time më të lartë për ndihmën e të gjithë atyre që kanë kontribuuar në akademi. Themelimi i akademisë përkon me Ditën e Gruas. Duhet të kujtoj këtu mbretëreshën Teutë. Ne Kosovë gruaja dita ditës po zë vendin e saj në shoqëri. Kosova sot ndihet e privilegjuar qe ka gra në institucionet e veta. Puna e grave në institucione përbën një realitet të prekshëm dhe faktor të prekshëm në arritjen e objektiveve. Edhe prania e zonjave në konferencë si deputete studiuese përbën një realitet”.

“Akademi diplomatike është themeluar më 8 mars 2012 që ka për qellim përgatitjen e stafit diplomatik që shërbejnë në vendet e jashtme. Akademia është institucion që ka për qellim që të zhvillojë aftësi personale të stafit diplomatik. Akademia në këto 5 vite ka trajnuar një gjeneratë të re të diplomatëve të suksesshëm. Përmes kësaj veprimtarie akademia ka forcuar dhe do të forcoj kapacitetet”.

“Janë nënshkruar 33 marrëveshje vendore e ndërkombëtare me të gjitha vendet e botës. Kemi realizuar katër publikime në anglisht. Rëndësi për akademinë që njihet roli parësor. Shprehim me krenari në sigurimin e kompetencave evropiane për të përgatitur të rijnë që te forcojë pozitën në arenën ndërkombëtare. Objektiv kryesor është krijimi i një fuqie të butë dhe forcimin e pozitës së shtetit jashtë. Tani synim i akademisë këtë vit është krijimi i shkollës diplomatike. Populli kosovar dhe republika e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës miqve”.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, tha se gjysma e popullsisë së Kosovës përbëhet nga gratë dhe nëse ato nuk marrin pjesë në Qeveri, gjysma e popullsisë mbetet e papërfaqësuar. Si sfida për gratë ajo përmendi burimet e financimit.

“Kosova është një nga shtetet më të reja në botë. Si shoqëri që ka vuajtur shumë Kosova është duke u mundur të krijojë një rrugë të humanitetit. Rreth 20 mijë gra janë dhunuar gjatë luftës. Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin i cili i njihte viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Mikro-grantet kanë ndihmuar gratë. Roli tradicional i grave ka qenë kujdesia ndaj familjes. Duhet të shohim se si gruaja mund të shërbejë më shumë për shtetin. Gratë nëse nuk marrin pjesë në qeveri atëherë gjysma e popullit nuk do të përfshihet ne vendimmarrje. Më 8 mars 2017 është shënuar dita e gruas me gratë në sektorin e sigurisë. Burimet e financimit janë sfidat me të cilat përballen gratë, financimi është çelësi i suksesit për to. Ne e kemi bere hapin e parë dhe duam të vazhdojmë”

Nabil Ayad nga Këshilli për Tolerancë dhe Paqe, njëherësh këshilltar i jashtëm i zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se politika dominohet nga meshkujt, por sipas tij gratë janë më të suksesshme se burrat në disa aspekte.

Ai theksoi se gratë duhet të përfshihen më shumë në procese politike dhe ekonomike.

“Do të flisja për fuqizim e grave në qeveri. Sot në Britaninë e Madhe kemi 23 gra ambasadore. Akademia diplomatike në Londër ka 60 për qind gra. Çfarë roli mund të luajnë gratë në shoqëri. Çështja e barazisë gjinore ka dominuar dhe dominon të menduarit politik në shumë vende. Gratë mund të luajnë rol të rëndësishme në ndërtimin e shtetit. Mënyra tradicionale e të mendurit është qe nëna mund të jetë nënë… pak gra janë të përkushtuara të bëjnë kontribut në shoqëri. Ende duhet te kaloni ato pengesa qe janë vendosur nga kolegët tuaj meshkuj. Politika sot ende është e dominuar nga meshkujt, politikë e ashpër. Janë zhvilluar studime për menaxhim. Gratë janë shumë më të mira në menaxhimin e kohës sesa meshkujt. Kjo është një vlerë e shtuar. Gratë janë me të mira në gjetën e zgjidhjeve të funksionueshme. Gratë janë të mira në kompromis, inkurajojnë inovacione në organizata që udhëheqin. Udhëheqëset femra kanë cilësi te larta diplomatike”.

“Nëse gratë arrijnë rolin e lidershipit duhet ta ndërrojnë stilin e meshkujve. Në shërbimet e jashtme përballen njëjtë ne korporata burrash. Është evidente që ka nevojë për ekuilibër në qasje mes burrave dhe grave. Roli i rëndësishëm i grave është në fushën e zhvillimit të politikave. Politikbërja në të kaluarën ka qenë e dominuar nga meshkujt. Shekulli ynë ballafaqohet me sfida, me lufta, konflikte religjioze, thatësira dhe këto kanë shkaktuar vuajte të njerëzve. Ende meshkujt vendosin në konflikte dhe gjendje lufte. Gratë duhet të jenë më të përfshira. Përveç njohjes e cila është e rëndësishme, kur flasim për të drejtat e grave flasim për të drejtat e njeriut. Gjysma e popullsisë së botës janë gra por ende vendimmarrës janë burrat”.

Më shume gra duhet të marrin pjesë në procese politike dhe ekonomike. Besoj qe pa një imput të rëndësishëm të grave qeveritë janë të thirrura ne dominim të meshkujve.

Bashkëshortja e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Maria, tha se gratë duhet të jenë të fuqishme, të pavarura dhe kontributdhënëse në ndërtimin e shtetit.

“Kam kënaqësinë të ju pres si bashkëshorte e ministrit. E para respektohet kultura tradita dhe vendi i tij, dhe respektohet puna e tij. Shpesh aktivitetet e bashkëshortit bëhen prapa skenave. Përfaqësimi i Kosovës është shumë i rëndësishëm. Duhet të jemi partner ne bashkëbisedimet me burrat tanë. Gratë të jenë të fuqishme të pavarura dhe kontributdhënëse në shtet ndërtim. Tradita është rrënja e vendit, gjuha, kuzhina juaj. Shpreh urimet me të përzemërta për akademinë”.

Të ngjashme