Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kanë mbajtur konferencë për medie pas takimit me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik”, raporton Ekonomia Online.
Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ka theksuar se fokusi i këtij takimi është rritja e integritetit të dy vendeve në ekonominë kombëtare.
Ai njoftoi se brenda javës do të paraqitet një material drejtuar dy qeverive, si dhe do të ketë një takim të përbashkët me Doganën e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Patëm një agjendë të ngjeshur, një takim konstruktive. Fokusi është që të rrisim integritetin e vendeve tona dhe sipërmarrjeve tona dhe kjo bëhet vetëm me hartimin e politikave tona dhe kjo bëhet ndërmjet qeverive tona”.
“Gjithsesi janë mbajtur shënime për të gjitha problemet dhe shqetësimet nga dy vendet. Brenda javës stafet do të paraqesin një material të përbashkët për tu drejtuar dy qeverive edhe Kosovës edhe Shqipërisë. Po qashtu u dakorduam që të kemi edhe një takim me institucionet doganore të Shqipërisë dhe Doganës”, ka thënë Jaka.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka deklaruar se kërkesa e tyre është ngritja e vetëdijes kombëtare për të konsumuar prodhimet vendëse.
“Sapo përfunduam një takim të rëndësishëm, një nga mundësitë për të zhvilluar ekonominë kombëtare është bashkimi i kapitalit nga dy anët. Po ashtu është edhe tejkalimi i sfidave burokratike dhe hartimi i ligjeve që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së bizneseve vendore dhe kombëtare”.
“Ekonomia jonë është e varur nga konsumi, një treg i përbashkët për mbi 5 milionë konsumatorë do të ishte më interesant për çdo prodhues vendas. Kërkesa jonë është të ngritet vetëdija kombëtare për të konsumuar prodhime”, ka thënë Shahini.
LEXONI EDHE: