AKB-ja zgjedh udhëheqësinë e re në Vushtrri, vlerësohet kontributi 20-vjeçar për promovimin e prodhimeve vendëse

Vushtrri | 18 Nën 2022 | 08:36 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (ABK) ka mbajtur Kuvendin e VIII Zgjedhor në regjionin e Vushtrrisë, me ç’rast kryetar i degës u zgjodh Agim Maloku, për një mandat katër vjeçar, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ngjarje mori pjesë dhe kryetari i Komunës Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili pati fjalë të mëdha për AKB-në, duke thënë se janë shembull i mirë i zhvillimit ekonomik.

“Jam i nderuar që sot gjendem me ju, si organizata më e madhe e bizneseve. Me punën dhe kontributin e juaj plot 20 vite e keni dëshmuar që objektivi i vetëm i juaj mbetet mbështetja e vazhdueshme për bizneset dhe zhvillimi ekonomik i vendit, e mbi të gjitha prodhimi vendor”, u shpreh kryetari i Vushtrrisë.

“Mund të ju them që jeni shembull për të mirë në zhvillimin ekonomik, promovimin e prodhimeve vendore e mbi gjitha në stimulimin e punësimit”, theksoi Idrizi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, falënderoi pjesëmarrësit e mbi 100 bizneseve të regjionit së Vushtrrisë në këtë kuvend zgjedhor, i cili i bëri ftesë që të bëhen pjesë e vendimmarrjes së AKB-së.

“Aleanca jonë sot është një shtëpi që u ndërtua nga të gjithë përgjatë 20 viteve të ekzistencës së saj, falë jush qe jeni të ulur në këtë sallë dhe shumë të tjerë që nuk janë këtu. Për punën e AKB-së besoj që flasin veprat dhe aktivitet që i kemi bërë plot 20 vite”.

“ju ftoj të gjithë juve dhe strukturave të reja që të plotësojmë njëri-tjetrin aty ku mundemi e së bashku të punojmë për zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës. Dilema rreth së ardhmes sonë nuk ka. Këtë do ta bëjmë së bashku, të gjithë bashkë, nën vizionin dhe logon e Aleancës Kosovare të Bizneseve”, theksoi Shahini.

Kuvendi më votim unanim votoi 15 delegatë për Kuvendin Qendror zgjedhor të AKB-së: Agim Maloku, Muhamed Zariqi, Arsim Imeri, Nysret Mikullovci, Isa Hajrizi, Sabri Hasani, Mentor Mikullovci, Fadil Maxhuni, Zeqir Zeneli, Gani Ferizi, Habibe Jashari, Muharrem Osmani, Sami Ferizi, Agim Shahini dhe Ibrahim Cerkezi.

AKB-ja ka nderuar punën e disa figurave të cilët kanë dhënë kontribut të madh në periudha të caktuara për AKB-në, zhvillimin ekonomik dhe për Republikën e Kosovës.

Të ngjashme