AKB: Kontrabanda, fajdetë dhe korrupsioni po e shkatërrojnë Kosovën

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 13:34 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie me temën “Kontrabanda, fajdetë dhe korrupsioni a po e shkatërrojnë Kosovën?”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se dukuritë negativë në Kosovë kanë bërë që vendi ynë të jetë më i izoluari në Evropë dhe të mos ketë investime të huaja.

“Kontrabanda në Kosovë nuk është term i pa njohur e kush e bën mbetet enigmë, nga kontrabanda dhe informaliteti po shkatërrohet ekonomia e vendit”.

“Ne vlerësojmë se nga pas lufta vetëm nga Serbi janë kontrabanduar mbi 2.5 miliardë euro, kjo ka krijuar pabarazi të madhe mes operatorëve, janë mbyll biznese dhe ka pasuruar individ dhe grupe të caktuara”.

“Fajdeja ky fenomen ka shkatërruar shoqërinë dhe familjen, ka mbyll biznese, ka pas rrahje, marrje njerëzve peng, vrasje, migrime te qytetarëve por edhe qërim hesapesh mes grupeve dhe personave rival nga kjo dukuri kanë krijuar fuqi e kapital për të rrit ndikimin e tyre në institucion dhe marrje të ryshfetit”.

“Korrupsioni ka deformuar institucionet e shtetit gjitha këto kanë një emër krim i organizuar këto janë shkaqet që ne jemi vendi me i izoluar në BE dhe Ballkan nga kjo Kosova ka humb dhe ma më shumë investitor të huaj”.

Ai tha se AKB mbështet aksionet e fundit që janë marrë kundër këtyre fenomeneve, raporton EO.

“AKB mbështet institucionet për aktivitetet e marra kohëve te fundit kjo është kërkesa e AKB dhe e raportit të progresit ne vend ne si aleancë e biznesit E vlerësojmë të rëndësishme këtë konferencë për të dhënë vlerësimin për javët e fundit për aksionet që janë marrë”.

“Këto janë nisma të mira dhe aksionet po krijojnë avantazhe dhe krijime besimit në institucionet që askush nuk është mbi ligjin dhe investitorët do mbrohen, nëse ky është vetëm veprim politik dhe nuk e çrrënjos krimin atëherë investitorët nuk do të bëjnë hapa konkret do mbesim vend qe nuk i luftojmë dukuritë negative”.

Suad Berisha nga AKB-ja, tha se që një kohë të gjatë këto dukuri kanë qenë prezentë në Kosovë duke dëmtuar ekonominë e vendit.

“Kohë të gjatë në ekonomin e Kosovës kanë qenë prezent dukuritë negativë kontrabanda korrupsion dhe fajdetë qe kanë ndikuar në dëmtim e bizneseve dhe kanë nxitje ekonominë e zezë në Kosovë”.

Ai bëri thirrje që kjo luftë të koncentrohet kundër kontrabandës, fajdeve dhe krimit të organizuar.

Të ngjashme