AKB: Po e përmbyllim një vit të vështirë për bizneset, sanksionet vështirësuan thithjen e investimeve të huaja

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 19:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka organizuar një darkë në përmbyllje të aktiviteteve për vitin 2023, raporton Ekonomia Online.


Të pranishmit thanë se viti 2023 do të mbahet mend si vitë kur Kosova mori sanksione nga Bashkimi Evropian. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se viti 2023, ishte i rëndë për ekonominë e Kosovës, teksa foli për përfaqësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë.


“Ne kemi bërë shumë që Kosovën ta promovojmë jo vetëm në arenën vendore por edhe atë ndërkombëtare. Vlen të theksohet se AKB-ja e përfaqësoi Kosovën në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë, e cila ishte e vetmja përfaqësuese e Ballkanit.Ne e kishim kënaqësinë ta përfaqësonim Kosovën atje me zërin tuaj.Kosova po kalon në etapa të ndryshme por asnjëherë në etapa sanksione, por këto sanksione kanë krijuar debalanc të madh në integrimin e Kosovës, dhe investimeve në Kosovës”, u shpreh Shahini.

Vit të rëndë e konsideroi edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai uroi qytetarët për liberalizimin e vizave.


“Nuk ka qenë viti i suksesshëm në ekonomi dhe pritjet nuk janë të mëdha. Me urimin që ky vit të jetë i suksseshëm dhe u uroj atyre të drejtën për të lëvizur lirshëm. Unë do të mbetem besnik i juaji i asaj me bashkëpunu u dhe me i përkrah prodhimet vendore”, tha Haradinaj.

Në fund, AKB-ja ndau disa mirënjohje për kompani dhe personalitete të ndryshme.

Të ngjashme