Pas dorëheqjes së Albena Reshitajt, Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila drejton dikasterin e MMPH-së, sot ka caktuar personin që do ta ushtrojë detyrën e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Zëvendësministri Fatmir Matoshi, i cili po ashtu vjen nga partia e Behgjet Pascollit, ka konfirmuar se nga sot është ushtrues detyre i ministrit të MMPH-së.
“Nuk është vendosur ende kush do të emërohet në pozitën e Reshitajt. Unë prej sot jam ushtrues detyre i ministrit, por vendim për emërim të ministrit të ri nuk është marrë akoma. Vendimi i takon presidentit Pacolli dhe strukturave të partisë së AKR-së, pasi unë jam edhe zëvendësministër këtu”, ka thënë Matoshi, për Indeksonline.
Me largimin e Reshitajt, qeveria e udhëhequr nga Haradinaj ka mbetur vetëm me një ministre femër – Dhurata Hoxhë, ministre e Integrimeve Evropiane.