Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, ka mohuar disa aludime se AKR-së do t’i merren Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Ministria e Punëve Brendshme, raporton Ekonomia Online.
Ministri i MMPH-së, Matoshi, gjatë një aktiviteti në Lipjan, tha se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe serioze. Ai ka pranuar se koalicionin qeverisës ka pasur disa probleme, por është shprehur i bindur se do ta përfundojnë mandatin.
“Leni le të flasin, është mirë kur flitet po nuk ka asgjë serioze dhe konkrete në këtë çështje, ne i kemi tejkalua ditëve të fundit disa sfida me të cilat jemi ballafaquar si koalicion, kemi pasë tema të ndryshme para vetës”.
“…një gjë është e sigurt asnjë ndryshim deri në fund të këtij mandati nuk do ketë për asnjë nga partnerët e koalicionit me të cilët funksionojmë, kjo është definitive”.