Aksident me 4 të plagosur në Prrenjas

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 13:56 | Nga

Një aksident rrugor ku u përplasën tre automjete, ndodhi më 1 janar të këtij viti të ri në aksin Prrenjas –Qafë Thanë, në fshatin Rrajcë-Fushë. Për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Policia sqaron se, automjeti tip “Benz” me targa AA 871 BI që drejtohej nga B.Sh., 34 vjeç është përplasur me një automjet me targa AA 035 SK që drejtohej nga F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një mjet me targa AA 563 MS që drejtohej nga A.Sh.

Si pasojë janë aksidentuar katër personat:

B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip “Benz” me targa AA 871 BI dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Prrenjas.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar, se të katërt shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më poshtë fotot:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme