Aksident i frikshëm në mesnatë në Tiranë, nuk punonte semafori

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 11:57 | Nga

Policia Rrugore është prirur që të vendosë gjoba me shumicë gjatë fundjavave me qëllim rregullimin përmirësimin e sigurisë, por aksidenti që do t’ju tregojmë më poshtë kë ardhur pikërisht për shkak të neglizhencës së institucioneve.

Ishte pak para mesnate kur një makinë tip Volkswagen Polo po kalohte ngë rruga te Drejtoria e Policisë në drejtim të zonës së Ish-Bllokut, kurse një fouristradës tip KIA po shkonte nga unaza në drejtim të Vasil Shantos duke u përplasur fortë me njëra-tjetrën.

Dëshmitarë të aksidentit që kanë dërguar fotografitë pranë redaksisë së Albeu.com rrëfejnë se gjithçka ndodhi për shkak të mungesës së semaforëve.

“Personi pranë makinës së vogël pati hemorragji të brendshme”, rrëfen një qytetar për Albeu.com.

Në vendin e ngjarjes arriti policia, e cila është vetëm “dy hapa” larg, por gjithçkakishte ndodhur tashmë dhe për shkak të mos angazhimit të institucioneve, të cilat dinë të vendosin gjoba kur bëjnë shkelje shoferët, por nuk marrin masa minimale për të siguruar kalimin në rrugë.

Të ngjashme