Aksident i rëndë në Berat, disa persona të plagosur, një rëndë

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 10:07 | Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat.

Një makinë tip ‘Hyndai’ është përplasur me një ‘Benz’. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore.

Nga përplasja mësohet se kanë mbetur 5 persona të plagosur.

Informacion paraprak nga Policia e Beratit:

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç .

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, transmeton syri.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme