Pesë makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Pesë makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta te mbikalimi i Fllakës. Në aksident u përfshinë katër makina të vogla dhe një autobus me turistë nga Kosova.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar trafik për disa minuta në autostradë.
Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar thuajse çdo ditë aksidente, ndërsa sipas një raporti të INSTAT të publikuar pak javë më parë numri i viktimave në 7 muajt e parë të vitit ka kaluar mbi 120.