Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident mes ambulancës dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

Aksident mes ambulancës dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një autoambulance dhe një veture në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40. “Si pasojë e aksidentit katër persona […]

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një autoambulance dhe një veture në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Klinë, e më pas në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Të ngjashme