Një person ka mbetur i vdekur dhe një i lënduar pas një aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren në afërsi të Suharekës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, në ndeshjen që ka ndodhur rreth orës 17.
Nuk saktësohen rrethanat e aksidentit.
Automjeti i aksidentuar është dëmtuar në masë të madhe. Kolona të gjata janë krijuar pas aksidentit rrugës në drejtim të Prishtinës.
Ekonomia Online sjellë video dhe fotografi nga ky aksident i rëndë.