Një biçiklist është lënduar pasi është goditur nga një kamionetë rreth orës 17:00 në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Borovci ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në ndërkohë ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që e kanë shkaktuar këtë aksident.
Për çdo informacion shtesë lidhur me këtë rast, Klan Kosova do t’iu mbajë të informuar.