Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten ne mesditë në fshatin Dubravë të Istogut.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është arrestuar i dyshuari mashkull i cili derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur dy vetura.
“Si pasojë një mashkull ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj tjerë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Me rastin është duke u marrë njësia për hetimin e aksidenteve rajonal