Aksident në Ferizaj, vdes shtetasi i Norvegjisë

Ferizaj | 11 Kor 2017 | 10:41 | Nga

Policia njofton se një person shqiptar shtetas i Norvegjisë derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

I njëjti duke mos i përballuar lëndimeve të marra pasi ka mbërritur në QKUK ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në Ferizaj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në ora 04:50.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML  për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme