Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Gjakovë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë
Rastin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në dalje të Gjakovës rreth orës 15:45 në lagjen Dardania, aksident “godit dhe ik”, një person i moshuar është goditur nga një automjet, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Gjakovës”, ka thënë Graishta.
Ai ka treguar se policia është duke i marrë deklaratat nga dëshmitarët të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur aksidenti.