Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë,  në fshatin Penuhë të Podujevës.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e këtij aksidenti, edhe një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 16:10 në fshatin Penuh ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku të përfshira janë dy vetura, si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime të lehta”, u shpreh Rexhepi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme