Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa çastesh në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Aksidenti ka ndodhur rreth ores 12:00, tre persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjëkesor”, ka thënë Borovci.
Borovci deklaroi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.