Aksident në Mat, përplaset një 17-vjeçare

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 10:46 | Nga

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme ku një makinë ka përplasur një 17-vjeçare në Mat.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor ‘Kryqëzimi i spitalit’ të qytetit të Burrelit, ku 20-vjeçari Ardit Xhakrosa duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë ka përplasur 17-vjeçaren me iniciale A.K, 17.

Mësohet se 17-vjeçarja në momentin që është përplasur nga automjeti ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

17 vjeçarja është transportuar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë arsye, policia ka prangosur 20-vjeçarin që shkaktoi aksidentin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme