Aksident në Peru, vdesin 48 persona

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 11:34 | Nga

Të paktën 48 persona kanë vdekur pas një aksidenti me autobus në Peru.

Ministria e shëndetësisë së këtij vendi njoftoi se gjashtë të mbijetuar u larguan nga rrënojat dhe u dërguan në spital.

Aksidenti ndodhi në një rrugë të njohur të rrugës si “Curva del Diablo” (Kthesa e djallit) në Pasamayo, në veri të kryeqytetit Lima.

Mediat lokale traportojnë se autobusi po bartte 55 persona..

Rruga me kthesa e Oqeanit Paqësor konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në Peru, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme