Aksident në Prishtinë, vetura hyn brenda në lokal

Prishtinë | 13 Mar 2022 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur sot në orët e pasdites në Prishtinë, ku si pasojë një veturë ka hyrë brenda në një lokal të Prishtinës.

Një veturë aksidentalisht ka dalë nga rruga tek objekti i vjetër i Komunës dhe ka hyrë brenda në një lokal.

Me këtë rast janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për ndriçimin e këtij rasti.

Të ngjashme